Sport Të tjera

Kosova U18 në basketboll, kampione e divizionit C të Europës

Përfaqësuesja e Kosovës U-18 është shpallur kampion i Evropës në Divizionin C pas fitores historike ndaj Qipros (73-64) në finalen e madhe të kësaj gare.
Në duelin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, skuadra jonë ishte shumë bindëse në çerekun e parë (23:7).

Në dhjetëminutëshin e dytë shënimi i pikëve nuk kishte shumë dallim (16:13), mirëpo Kosova U-18 vazhdoi të ishte në epërsi të lartë (39-20).

Pas pushimit, qipriotët u kthyen në lojë duke shënuar tri pikë më shumë se basketbollistët tanë në çerekun e tretë (20:23), ndërsa ishin akoma më bindës në çerekun e fundit (14:21).

Megjithatë, ekipi Kosova U-18 arriti ta mbante epërsinë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit duke u shpallur kampion evropian në Divizionin C.

Basketbollistët e Përfaqësueses U-18 të Kosovës u kualifikuan në finalen e madhe, pasi të shtunën e mposhtën Irlandën në gjysmëfinale me rezultat 69-55.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale u takuan Qipro dhe Monako, ndërsa fitore regjistruan qipriotët me shifrat 76-64.

Qipro ishte ekipi që ia kishte shkaktuar Kosovës të vetmen humbje në këtë Kampionat Evropian dhe atë në fazën e grupeve.

Ndeshjen për vend të tretë, në mes Irlandës dhe Monakos, e fituan irlandezët me dy pikë epërsi (93-91).

Kampionati Evropian FIBA U-18, Divizioni C, ka filluar me 22 korrik dhe përfundoi me 29 korrik në Prishtinë me ceremoninë mbyllëse pas ndeshjes finale.

Skuadra kampione në Divizionin C që është Kosova U-18, nga viti 2019 do të bëjë gara në Divizionin B.

 

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/kosova-u18-ne-basketboll-kampione-e-divizionit-c-te-europes-562990/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts

Dorëzohet Guardiola: Pothuajse e pamundur të luftojmë me Barçën dhe Real Madridin

Delo.autor

Nigeri-Argjentinë/ Penallti për Nigerinë, Moses nuk fal (VIDEO)

Sadik.Autor

Efekti “Ronaldo”/ Pol Pogba këmbëngul për rikthimin tek Juventusi

Isa.Autor

Leave a Comment