Futboll Seria A Sport

S’ka paqe mes Sarrit dhe De Laurentiis/ Ja çfarë mund të ndodhë në kampin e të “kaltërve”

Në fillim marrëdhënia mes Maurizio Sarrit dhe drejtuesve të Napolit ishte shumë e afërt, por tashmë duket se situata ka marrë një tjetër drejtim. Madje, raporti është përkeqësuar aq shumë sa palët pritet t’u drejtohen dyerve të gjykatës për të gjetur një zgjidhje, pasi presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentiis nuk ka aspak ndërmend ta lërë teknikun të largohet drejt Chelsea-t nëse nuk paguhet klauzola që kap shumën e 8 milionë eurove brenda datës 31 maj.

Mund të duket paradokasale një situatë e tillë, pasi Napoli tashmë e ka një trajner të ri, Carlo Ancelottin, ndërkohë që në krahun tjetër Sarri ka arrritur akordin me blutë e Londrës, ku do të ketë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon. Edhe klubi londinez ka detyrime financiare ndaj Antonio Contes, të cilit duhet t’i paguajë 20 milionë euro për prishje të kontratës, por me italianin situata duket më ndryshe, pasi mund të gjendet gjuha e përbashkët për reduktim të kësaj shifre.

Sarri i trembet faktit që vonesat që po i shkakton De Laurentiis mund ta penalizojnë kalimin e tij te Chelsea, madje rrezikon që sezonin e ardhshëm ai të mbetet pa skuadër. I vetmi klub i gatshëm për të paguar klauzolën është Zeniti. Për të gjetur zgjidhjen, teknikut toskan dhe bluve të Londrës i kanë mbetur tri ditë në dispozicion.

Related posts

AEL LIMASOL NISET DREJT SHQIPËRISË/ Kundërshtarët e Vllaznisë kujdesen në maksimum për… look-un (FOTO)

Delo.autor

INTER-CHIEVO/ Politano mposht portierin dhe zhbllokon sfidën, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

E RËNDË/ Allegri e priste në stërvitje pas dëmtimit, Arthur bën aksident me Ferrarin e tij

Delo.autor

Leave a Comment