Futboll Sport

Partizani nis përgatitjet për sezonin e ri, Hebaj feston 20-vjetorin

Pasi luajti dy ndeshjet e turit të parë eliminator të Ligës së Europës kundër Maribor të Sllovenisë, duke dalë me dy humbje, Partizani ka nisur të dielën përgatitjet në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Lojtarët e kuq kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në kompleksin sportiv “Tirana Internacional”, në orën 18:30. Në këtë seancë me ekipin është bashkuar edhe sulmuesi Rubin Hebaj.

Një koinçidencë e bukur për talentin shkodran, sepse dita e parë me 15 herë kampionët e Shqipërisë ka qenë edhe ditëlindja e tij. “Rubin Hebaj feston sot 20-vjetorin e tij të lindjes. Në këtë përvjetor të veçantë, klubi i uron sulmuesit të kuq edhe 100 vite të lumtura dhe shumë suksese në eksperiencën e tij me fanellën e kuqe”, – thuhej në urimin e Partizanit.

Related posts

REALI DHE MILANI MBETEN “THATË”/ Milinkovic-Savic shumë PRANË klubit MILIARDER

Isa.Autor

ZIDANE MERR LAJMIN E MIRË/ Ylli i Realit kthehet të stërvitet pas operacionit, por me 8 kg më pak në 10 ditë

Delo.autor

Miliona euro për Francën/ Shifra stratosferike që FIFA i jep kampiones së Botës

Isa.Autor

Leave a Comment