Futboll Sport

REALI DHE MILANI MBETEN “THATË”/ Milinkovic-Savic shumë PRANË klubit MILIARDER

E ardhmja e Sergej Milinkovic-Savic duket larg Lazio dhe orët e fundit po merr formë transferimi i mesfushorit serb te skuadra e PSG-së. Mediat franceze kanë konfirmuar se menaxherët e 23-vjeçarit serb kanë qenë në Paris, ku janë takuar me drejtorin sportiv të skuadrës pariziene Antero Henrique. Ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë transferim të mundshëm të mesfushorit te kampionët e Francës dhe nëse PSG do të paguajë shumën100 milionë euro, shumë që ka kërkuar presidenti i Lazio, Claudio Lotito.

Në rast se skuadra franceze do të vendosë të paguajë këtë shumë, atëherë duhet ta realizojë këtë transferim brenda datës 31 gusht, kur dhe mbyllet merkato në kampionatin francez. Paratë duket se nuk janë problem për PSG-në, që orët e fundit largoi Gonçalo Guedes për 40 milionë euro te Valencia. Mesfushori Sergej Milinkovic-Savic ka qenë një nga emrat më të lakuar të merkatos së verës, teksa ekipet më të mëdha në Europë kanë kërkuar ta blejnë, por kërkesa e lartë që ka kluzi lazial ka penguar transferimin.

Related posts

Emery paralajmëron Realin: “Në ndeshjen e kthimit Neymari do t’iu tregojë të gjithëve se kush është”

Q.Autor

PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Trajneri Mancini: Të gjitha skuadrat që peshkuam janë të vështira, dhe….

Delo.autor

“NUK KAM NDËRMEND TË TËRHIQEM”/ Flet piloti britanik Hamilton: Dua që sezonin tjetër të..

Delo.autor

Leave a Comment