Futboll Sport

Mesfushori i Kukësit i “nxin” jetën Safet GJICIT, “luftë e ftohtë” mes verilindorëve dhe Flamurtarit

Mesfushori brazilian, Elton Kale ka qenë një ndër çështjet më të komentuara të ditëve të fundit. Edhe pse thuhet se braziliani ka arritur një marrëveshje paraprake me Flamurtarin, këtë gjë e hedh poshtë vetë presidenti i klubit verilindor, Safet Gjici.

Ky i fundit pranon faktin se marrëdhënia mes tij dhe lojtarit nuk është si më parë, por specifikon se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ky i fundit. “Numri 1” i nënkampionëve ka konfirmuar sërish se lojtari është nën kontratë me Kukësin dhe se kjo gjë mund të verifikohet fare mirë nëse bëhet një kontroll në FSHF.

Nga ana tjetër, Flamurtari kërkon që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt dhe menjëherë të konfirmojë brazilianin si afrimin më të ri në Vlorë. Si do përfundojë kjo çështje? Askush nuk e di, thjesht duhet të presim ditët e ardhshme të cilat pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit brazilian.

Related posts

Kthehet në shtëpinë e varfër të fëmijërisë, Neymar shpërthen në lot (VIDEO)

Sadik.Autor

Kupa e Italisë, më shumë se një trofe për Milanin

Sadik.Autor

ÇËSHTJA E TAMPONËVE TË FAKSIFIKUAR/ Presidenti Lotito pezullohet nga detyra, Lazion merr gjobën e rëndë

Delo.autor

Leave a Comment