Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E DINAMO-PARTIZANI/ Gjyqtari Jorgji gaboi tek penalltia, e korrigjoi VAR-i (VIDEO)

Ndeshja mes Partizanit dhe Dinamos ishte shumë e vakët, me pak raste dhe rrjedhimisht, edhe gjyqtarët nuk kishin shumë punë për të bërë.

Gjithsesi, në rastin e kartonit të kuq të Muratajt, Jorgji gaboi. Jo për kartonin e kuq, por për pozicionin ku ndodhi faulli. Fillimisht, pa u konsultuar me VAR-in, elbasanasi akordoi penallti dhe karton të kuq për Muratajn, i cili ndali me duar Siljanovskin.

Më pas ai shkoi në ekranin e VAR-it dhe shqyrtoi rastin për më shumë se tri minuta.

Në fund gjyqtari e ndryshoi vendimin dhe akordoi karton të kuq për Muratajn dhe goditje dënimi në kufijtë e zonës në favor të Dinamos.

Ky ishte edhe rasti më i përfolur i kësaj ndeshjeje, teksa nuk u regjistrua më tej ndonjë moment, që do të ndikonte në rezultatin e ndeshjes dhe kërkon rëndësi të veçantë.

Një tjetër rast i përfolur ishte në minutën e gjashtë, kur Sidibe i bën një ndërhyrje Skukës në hyrje të zonës, por gjyqtari e pa si të pastër.

Në fundin e pjesës së parë, një tjetër duel i përfolur ku sërish ishte protagonist Skuka, kësaj radhe me Patrik Bardhin, por dhe kësaj here gjyqtari nuk e pa si faull.

Related posts

Nis takimi në Durrës. Teuta luan sfidën e jetës, Kamza për të mos humbur

Sadik.Autor

DUKA I BESON VETERANIT EDY REJA STOLIN E KOMBËTARES/ Njihuni me trajnerin e ri “kuqezi”

Delo.autor

Milan del nga kriza, dhuron spektakël ndaj Veronas dhe kualifikohet në çerekfinale

Q.Autor

Leave a Comment