Bundesliga Futboll Sport

MERR FUND DILEMA/ Niko Kovac jep verdiktin PËRFUNDIMTAR për Lewandowskin

Nico Kovac, trajneri i Bayern Munchen, ka treguar se sulmuesi Robert Lewandowski nuk do të largohet këtë verë nga kampioni gjerman.

Agjenti i polakut kishte thënë se klienti i tij ishte duke menduar për një largim të mundshëm këtë verë, pas spekulimeve se Real Madridi është duke kërkuar shërbimet e tij.Por, strategu kroat e ka bërë të ditur se Bayerni nuk do ta lejojë shitjen e sulmuesit.

“Nuk ka asgjë të re me Lewandowskin, është e qartë se ai nuk do të largohet nga ky klub pasi që ai është një ndër sulmuesit më të mirë dhe ne normalisht që nuk duam të heqim dorë nga ai”, ka thënë trajneri kroat.

“Ne duam të arrijmë shumë me të. Ai është futbollist i mrekullueshëm, i cili ka fituar shumë në Bundesligë, ka shënuar shumë gola dhe tani, në sezonin e ri, do të shënojë prapë shumë gola të tjera”, tha tekniku Kovac.

Related posts

SFIDA ME LIVERPOOLIN/ Coutinho nostalgjik: Isha shumë i lumtur atje, objektivi ynë…

Delo.autor

Real Madridi vazhdon me fitore, Ronaldo shkëlqen serish

Q.Autor

NGA ËNDRRA MILAN TEK DËSHTIMI/ Sulmuesi Martinez publikon albumin fetar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment