Futboll Seria A

Roma merr një tjetër vendim befasues për Nainggolan

Mes Nainggolan dhe Romës duket se është rivendosur paqja dhe mesfushori belg do të rikthehet menjëherë si titullar.

Lajmin e bën të ditur trajneri Di Francesco, që thotë se numri 4 do të jetë si zakonisht titullar në sfidën ndaj Interit, ndërsa mohon të ketë një çështje Nainggolan te verdhekuqtë.

Mesfushori belg u la jashtë për sfidën me Atalantën, për shkak të një videoje ku u shfaqej duke festuar me duhan e alkool dhe që u kritikua shumë edhe nga drejtuesit e klubit.

Gjithsesi, Nainggolan i është rikthyer stërvitjes bashkë me skuadrën dhe po punojnë për të përgatitur transfertën me Interin, fundjavën e ardhshme, sfidë ku belgu po projektohet si titullar.

Related posts

Më në fund! Griezmann vendos sonte për të ardhmen (VIDEO)

Sadik.Autor

FINALIZOHET NGA MESSI/ “Katalanasit” bëjnë detyrën ndaj Gironas me rekord golash

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Roma – Torino

Q.Autor

Leave a Comment