Futboll Sport

REAGIMI/ Gjermania “në këmbë” për Ozilin, tifozët “bëhen një” me yllin e Arsenalit

Mesfushori gjerman Mesut Ozil po fiton përkrahjen e bashkëpatriotëve të tij. Qindra gjermanë janë mbledhur përpara shtëpisë botuese “Axel Springer SE” për të dalë në mbrojtje të yllit të Arsenalit pas sulmeve të pamëshirshme mediatike me karakter racist dhe diskriminues.

Tifozët kanë mbajtur flamujt e Gjermanisë dhe Turqisë dhe bluza me sloganin “Unë jam Ozil” në shenjë solidariteti me 29-vjeçarin që deklaroi në një letër të hapur se:” Për të tjerët ishte gjerman kur fitonte, por jam një emigrant kur humbas”.

Federata gjermane i hodhi poshtë pretendimet për diskriminim racial dhe kombësie Ozilin duke i quajtur deklaratat e tij “frikacake”.

Ozil u sulmua nga mediat gjermane për foton me presidentin autoritat Erdogan dhe iu ngarkua faji kryesor për dështimin në Botërorin e fundit.

Related posts

BRAZILIANI “FLUTURUES”/ Tottenham po mendon të blejë të dështuarin e Barçës

Isa.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ UEFA “kërcënon”: PSG dhe Manchester City nuk janë të mëdhenj për ne, çdo klub që…

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ Hyri në fushë dhe ndërpreu ndeshjen, shikoni se si ju del duarsh tifozi rojeve të “Wembley” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment