Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Manchester City shet për 5 milion euro lojtarin e përfaqësueses së Kosovës

Manchester City ka arritur marrëveshje me Swansea Cityn për shitjen e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina. “Sky Sports” mëson se i riu kosovar i Manchester Cityt do t’i bashkohet Swansea Cityt, që nga ky sezon do të marrë pjesë në Championship, për gati 5 milionë euro.

21-vjeçari i Kosovës, i cili ka qenë vetëm katër herë titullar për Cityn, shënoi shtatë gola në 35 paraqitje në ligë për Ipswichin sezonin e kaluar, ku e kaloi sezonin si i huazuar. Trajneri i Swansea Cityt, Graham Potter, synon ta rikthejë ekipin e tij në Premierligë dhe prandaj i është vënë pas Celinës, i cili i ka shfaqur aftësitë e tij në Championship sezonin e kaluar.

Tani, sipas “Sky”, ai ia ka arritur qëllimit ta sjellë Celinën në skuadër. Ndërkohë, blerja e Riyad Mahrez nga Pep Guardiola ka bërë që shpresat e Celinës për të qëndruar në City të shuhen.

Related posts

MIQËSORJA/ BALE dhe RAMSEY grumbullohen për ndeshjen me Shqipërinë, Gigs kërkon vetëm fitoren

Isa.Autor

TIRANA-TEUTA/ Ringjallen bardheblutë. Ish-lojtari i Flamurtarit shtang ekipin e Martinit me SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

“SERIE B ME JUVENTUS ISHTE ARGËTUESE”/ Veterani Buffon: Në dhjetë ndeshjet e para ne…

Delo.autor

Leave a Comment