Futboll Premier League Sport

Lëkundet stoli i Mourinjos/ Manchester United ka gati zëvendësuesin e portugezit

Marrëdhënia e Jose Mourinhos me drejtuesit e Manchester United është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave që kur portugezi mori drejtimin e skuadrës. Sepse rregulli i parë te United është që askush nuk qendron mbi klubin. Polemikat e ditëve të fundit duke se kanë acaruar së tepërmi Ed Woodëard, zëvendës drejtorin ekzekutiv të klubit, i cili nuk ka ndërmend të hapë thesin për lojtarë të rinj, pavarësisht kërkesave të Mou.

Mediet britanike raportojnë se askujt në klub nuk i ka pëlqyer deklarata e trjanerit pas humbjes me Liverpool në miqësoren e luajtur në SHBA, por “Daily Expres” shkon deri aty sa paralajmëron për divorc mes palëve, me United që ka gjetur tashmë edhe zëvendësuesin.

Do të ishte një ndarje e parakohëshme mes portugezit dhe United, i cili u cilësua që në fillim të aventurës së tij në “Old Trafford” si njeriu që do të ringrinte skuadrën e cila dukej se kishte humbur busullën që prej largimit të Sir Alex Ferguson. Por nëse gazetat kanë në dorë fjalën, bastexihnjtë kanë shifrat dhe paratë. Kështu sipas të dhënave të kompanive të basteve, 82% e njerëzve që kanë vënë një bast për trajnerin e parë që do të lërë një klub të Premier, kanë zgjedhur Mourinhon, pas fjalëve të rënda që mbërritën nga SHBA.

E sipas “Express”, United duket se ka zgjedhur edhe pasardhësin e tij, i cili është trajneri i Tottenham Mauricio Pochettino. Reagimin e parë ndaj këtij lajmi, që për momentin mbetet në kuotën e fjalëve, e kanë pasur sërish kompanitë e basteve në Angli, të cilat kanë ulur ndjeshëm koefiçentin e emërimit të argjentinasit në krye të “Djajve të Kuq”. Në vend të dytë si më i mundshmi për të zëvendësuar Mou është Diego Simeone, e më pas vijnë emra më pak të mundshëm, si Allegri, Loë, Blanc dhe Deschamps.

Related posts

Zhbllokohet rezultati në takimin Korea e Jugut-Meksikë (VIDEO)

Sadik.Autor

NGA PORTA NË SULM/ Tirana nis përgatitjet pa një ekip. Bardhebluve i largohen 11 lojtarë

Delo.autor

Tre futbollistë anglezë përfundojnë në pranga…

Sadik.Autor

Leave a Comment