Futboll Premier League Sport

Kampioni i botës rinovon për 5 vite me Chelsea, 290 mijë paund në javë për Kante

N’Golo Kante ka nënshkruar një kontratë të re me Chelsea, ka konfirmuar klubi londinez. Francezi do të jetë i angazhuar me blutë në pesë vitet e ardhshme, pasi ka qenë një zbulim në “Stamford Bridge”, që nga transferimi i tij në këtë klub nga Leicester City, më 2016.

Mësohet se marrëveshja e re e Kante përfshin një pagë javore prej 290.000 paund, me blutë të prirur të shmangin pretendentët potencialë për mesfushorin. Konsistenca dhe ndikimi i tij në fushën e blertë ka bërë që një mori klubesh të tregojnë interes për kampionin e botës, sidomos PSG, por Kante tregoi pak interes për kthimin në qytetin ku u rrit.

Kante ka fituar titullin e Premier League dhe “FA Cup” që nga bashkimi me Chelsea, ndërsa kampion i Anglisë u shpall edhe gjatë eksperiencës që pati me “dhelprat”. Unë jam i lumtur ta zgjas kontratën me Chelsea. Kanë qenë dy vite të bukura dhe dëshiroj që të vijnë sa më shumë të tjera, – tha francezi për faqen zyrtare të klubit.

Që kur erdha këtu, jam përmirësuar plotësisht si lojtar, sfidova veten dhe fitova trofetë, që kurrë nuk i kisha menduar. Më pëlqen qyteti, më pëlqen klubi dhe jam i lumtur që do të jem këtu edhe për shumë kohë”.

27-vjeçari ka bërë më shumë se 100 paraqitje për klubin dhe ka fituar disa çmime individuale, duke u bërë “Lojtari i lojtarëve të Chelsea” në sezonin 2016-2017 dhe “Lojtari i Chelsea” në sezonin 2017-2018. Ai ishte, gjithashtu, lojtari i Ligës së Kampionëve në sezonin 2016-2017. Kante ishte pjesë e Francës, që fitoi Kupën e Botës kësaj vere, teksa luajti në çdo ndeshje për “Les Bleus”.

Related posts

PO SHKËLQEJNË NË TURQI/ Gol shqiptarësh, Topalli dhe Etemi i japin fitoren Istanbulspor (VIDEO)

Delo.autor

DILEMA PËR TË ARDHMEN/ Futbollisti gjerman bëhet çështje tek Vllaznia

Delo.autor

10 arsye pse Formula 1 ka rikthyer spektaklin në pistë

Sadik.Autor

Leave a Comment