Futboll Seria A Sport

PO RIKTHEHET MILANI I MADH/ Kuqezinjtë shumë PRANË mesfushorit BRAZILIAN

Leonardo është duke punuar fort që nga emërimi i tij si Drejtori i ri sportiv i Kuqezinjve dhe sot është takuar me agjentin e Bernard në Casa Milan. Takimi tani ka përfunduar dhe Leonardo është larguar nga Casa Milan teksa ka një tjetër takim me agjentin e Gonzalo Higuain dhe mbase edhe me Juventus.

Milan nuk është klubi i vetëm që ka treguar interes për Bernard teksa edhe Chelsea i Maurizio Sarri-t gjithashtu ka dëshirë të bëjë të tijin sulmuesin brazilian.

Sipas Gazzetta dello Sport, takimi mes agjentit të Bernard dhe Milan ka shkuar mirë teksa thuhet se braziliani preferon t’i bashkohet Milan-it në vend të Chelsea-t.

Leonardo te Milan është një plus i madh teksa ai ka një marrëdhënie të mirë me përfaqësuesit e lojtarit. Mbetet për t’u diskutuar rroga e tij por të paktën ai ka zgjedhur që do të luajë në Serie A.

 

Related posts

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjobiten Skënderbeu dhe Partizani

Q.Autor

KULUSEVSKI NJERIU I MOMENTIT/ Asiston dhe shënon një super gol për t’i dhënë fitoren Parmës (VIDEO)

Delo.autor

EURO U-17/ Franca ekipi i parë finalist i Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, pret fituesin e Itali-Portugali

F.autor

Leave a Comment