Futboll Sport

Edhe Sampdoria e ka një Ronaldo në skuadër

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit te Juventusi është përfolur gjatë dhe është cilësuar si lëvizja e shekullit. Gjithsesi portugezi nuk është Ronaldoja i vetëm i Serisë A, pasi një tjetër lojtar me këtë emër, i është bashkuar pasditen e sotme Sampdorias.

Bëhet fjalë për Ronaldo Vieira, 20-vjeçar me origjinë nga Guinea, që u bashkohet dorianëve për shumën e 7 milionë eurove, nga anglezët e Leeds United.

Futbollisti pritet të mbërrijë nesër në Xhenova, ku do të nënshkruajë kontratën me skuadrën e re, ndërsa si emri, ashtu edhe mbiemri i tij, premtojnë vërtetë shumë.

Kujtojmë që emri Ronaldo është mjaft i përhapur në botë, që nga koha e fenomenit brazilian, që ka luajtur me Interin, Barcelonën, Realin e Madridit dhe Milanin.

Related posts

Low: Ai kujton se kolegët e tij janë idiotët më të mëdhenj

Sadik.Autor

Casemiro: Ronaldo vazhdon të jetë më i miri në botë

Q.Autor

Sfida e kthimit ndaj Totenhemit, “Zonja e Vjetër” di se si të përmbysë barazimet 2-2

Q.Autor

Leave a Comment