Futboll Seria A Sport

VIDAL E MORATA/ “Maestro” Pirlo provon të rikthejë… shoqërinë e vjetër

Zbarkimi i Andrea Pirlos te Juventusi mund t’u japë jetë manovrave të shumta në merkato. 41-vjeçari ka si mision ndërtimin e një skuadre që përveçse të fitojë, të dijë edhe të luajë bukur, por mbi të gjitha të dijë se çfarë do të thotë të mbash veshur bluzën bardhezi dhe të jesh çdo ndeshje i përqendruar dhe i uritur për fitore.

Pirlo ka nisur prej ditësh një operacion për të rinovuar organikën dhe largimet e disa lojtarëve mbi 30 vjeç si Sami Khedira, Gonzalo Higuain përbëjnë prioritet siç ishte deri dje largimi i Blez Matuidit. Megjithëse synon spastrimet, Pirlo duket se është gati të mbyllë një sy nëse klubi i afron një 33-vjeçar. Bëhet fjalë për Arturo Vidalin, i cili ka qenë shok skuadre me Pirlon te Juventusi, kur ekipi drejtohej nga Antonio Konte. Dy mesfushorët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe me sa duket, italiani e do sërish nën urdhrat e tij kilianin që luan për Barcelonën.

Në fakt, edhe gjatë merkatos së dimrit bardhezinjtë tentuan të afronin Vidalin, i cili shpesh përflitet për një largim të mundshëm nga klubi katalanas. Në fakt, për amerikano-jugorin i interesuar është edhe klubi tjetër italian, me Antonio Konten, i cili ka shprehur dëshirën që ta ketë tek Interi futbollistin, të cilin e kishte nën urdhrat e tij sa ishte pjesë e Juventusit.

IDEJA MORATA – Por nuk mbaron vetëm me Vidalin… Edhe Alvaro Morata do të ishte një rikthim i mirëpritur për Andrea Pirlon. Spanjolli ka qenë pjesë e sukseseve bardhezi, por edhe i dështimeve siç ishte ai në Ligën e Kampioneve.

Imazhet e Pirlos në lot janë ende në mendjen e tifozërisë, e cila gjithashtu do të ishte e gatshme t’i uronte mirëseardhjen Moratës, i cili largimin nga Torino e ka cilësuar si diçka që e bëri kundër vullnetit të tij. Te Juventusi sulmuesi do të rigjente edhe Kristiano Ronaldon, me të cilin ka qenë shok skuadre te Reali i Madridit. Por për çdo bisedim duhet pritur fundi i aventurës së Atletikos në Champions.

Related posts

NGA LOJTAR NË TRAJNER/ Gian Piero Gasperini, juventini i lindur që do të mundë… “Bardhezinjtë”

Delo.autor

SKANDAL NË SPANJË/ VAR-i i fal golin Atleticos në momentin që… (VIDEO)

Delo.autor

Sherr në avionin e Lacios, Tare bën “paqeruajtësin”

Q.Autor

Leave a Comment