Futboll Sport

TMERR DHE MOMENTE PANIKU/ Ish-lojtari i Juventus kërcënohet me armë nga hajdutët

Momente frike dhe paniku për ish lojtarin e Juventusit, Claudio Marchisio. Siç raportojnë mediat italiane, konkretisht “Sportmediaset”, shtëpia e mesfushorit është plaçkitur mbrëmjen e djeshme nga hajdutë të armatosur.

Në atë moment, 34 vjeçari ndodhej në shtëpi së bashku e bashkëshorten. Nga frika për jetën, Marchisio u dorëzua pa kushte, duke i dorëzuar agresorëve të gjithë sendet me vlerë.

Menjëherë pas ngjarjes, futbollisti italian njoftoi policinë, e cila ka nisur hetimet. Për zbardhjen sa më të shpejtë, policia torineze ka sekuestruar të gjithë kamerat e sigurisë përreth zonës, ku pritet të zbulohen edhe autorët.

Marchisio është kthyer të jetojë në Itali tashmë, pas eksperiencës jo të mirë që kaloi te Zenit St. Petersburg. Muajin e shkuar, italiani njoftoi se i dha fund karrierës si futbollist profesionist.

Related posts

Zidane drejt largimit, nis bisedimet me klubin e sheikëve

Q.Autor

MOVIOLA E LAÇ-VLLAZNIA/ Ja pse nuk duhej anuluar goli i shkodranëve (VIDEO)

Delo.autor

FITORE BEFASUESE/ Cadiz mposht me përmbysje Barcelonën, Messi me shokë mbeten “jashtë” Europës

Delo.autor

Leave a Comment