Futboll Seria A Sport

Milani i prezanton formulën e re Juventusit, vëllai nxjerr “zbuluar” sulmuesin e “Zonjës së Vjetër”

Ditët e fundit në Itali kanë qarkullar zera të shumtë për një kalim të mundshëm të Gonzalo Higuan te Milani. Edhe pse pistat kanë qenë të shumta, mediat italiane zbulojnë formulën e re që kuqezinjtë iu kanë ofruar drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”.

Mësohet se Milan ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për huazimin e Higuanit për një vit, duke paguar fillimisht 20 milionë euro dhe 35 milionë euro të tjera në rast blerje të kartonit në fund të sezonit.

Këto detaje i ka zbuluar i vëllai i sulmuesit për mediat italiane. Ai ka hedhur poshtë pistën për një kalim të mundshëm të sulmuesit te Chelsea dhe konfirmuar ndezjen e dritës jeshile për Milanin. Pritet që orët e ardhshme të ketë një vendim përfundimtar, pasi gjithçka mbetet në dorë të kampionëve të Italisë cilët do të thonë fjalën e fundit.

Related posts

PSG-BARCELONA/ Nga bashkimi tek skema e re, në Spanjë renditin 10 arsyet për të besuar te mrekullia

Delo.autor

LEIPZIG-PSG/ Tuchel lë në stol sulmuesin kryesor, gjermanët shpresojnë te mrekullia (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Në Angli nuk falin/ TIFOZËT kërkojnë SHKARKIMIN e Sarrit nga CHELSEA (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment