Champions League Futboll Sport

PSG-BARCELONA/ Nga bashkimi tek skema e re, në Spanjë renditin 10 arsyet për të besuar te mrekullia

Në Spanjë besojnë te përmbysja, por e dinë që misioni është i vështirë dhe deri diku i pamundur. Megjithatë, gazeta katalanase “Mundo Deportivo” ka renditur 10 arsye për të besuar te mrekullia.

BASHKIMI – Në një sezon me ulje-ngritje, grupi i futbollistëve ka treguar një imazh pozitiv. Të vjetrit kanë marrë përgjegjësitë dhe të rinjtë japin ndihmën e tyre. Barcelona nuk është e përçarë.

LEO MESI – Me kalimin e javëve dhe muajve, Leo Mesi e suportoi largimin e Suarezit dhe tani ka gjetur shokë të rinj në të gjitha anët. Po merret vesh mirë me Grizmanin, Albën, Ikaiks, Pedrin, Breithueitin dhe Dembelenë. Me De Jongun gjithashtu kanë “gatuar” disa gola.

LA LIGA – Barcelona do të luftojë për titullin kampion në La Liga dhe kjo gjë e karikon në Champions. Në vitin 2021 ka arritur të rikuperojë 7 pikë nga Atletiko e Madridit dhe 7 nga Reali duke marrë vendin e dytë në klasifikim.

TRANSFERTAT – Barcelona ka luajtur 20 ndeshje në transfertë dhe nga ato ka fituar 15 dhe ka humbur vetëm 4. Në Europë i ka siguruar tri transfertat me Juventusin, Dinamon e Kievit dhe Ferencvaroshin pa pësuar gol.

KUMAN – Në një periudhë ku Barcelona ishte e pambrojtur, Kuman ka qenë lideri. Autoriteti i tij, vendimet taktike dhe menaxhimi i skuadrës kanë rivitalizuar ekipin.

SKEMA E RE – Kuman e di shumë mirë kur të përdorë skemën 4-3-3, por edhe kur të luajë me 3-5- 2. Kjo e fundit ka sjellë sukses dhe rezultate pozitive duke e mbajtur portën të paprekur.

PËRMBYSJA – Barcelona diti mjaft mirë që të përmbyste humbjen 2-0 kundër Sevijes në Kupën e Mbretit. E bëri pa u dorëzuar në asnjë moment dhe duke luftuar deri në fund. Kjo gjë sigurisht që shton besimin.

TË URITUR – Me rinovimin e skuadrës dhe afrimin e të rinjve, Barcelona tregon se është e uritur për trofe. Duan të bëjnë histori në këtë klub.

TRI KOMPETICIONE – Barcelona është e vetmja skuadër në La Liga që ka shanse dhe që lufton në tri fronte të ndryshme: Ligë, Kupë dhe Champions. Sigurisht që në këtë të fundit rruga është e vështirë.

PA PËSUAR – Barcelona ka katër ndeshje radhazi pa pësuar gol, tre në La Liga (Elçe, Sevija dhe Osasuna) dhe një tjetër në Kupën e Mbretit.

Related posts

Gattuso: Inzaghi është më i mirë se unë

Q.Autor

(VIDEO) Crystal Palace shënon golin e parë

Q.Autor

Gatuso bën të fortin: Fal dy herë, në të tretin mos më dil përpara

Delo.autor

Leave a Comment