Futboll La Liga Sport

TRONDITET BARCELONA/ Arsenal i papërmbajtshëm, gati marrëveshja me lojatrin katalanas

Arsenal është pranë nënshkrimit të marrëveshjes me Ousmane Dembele, talentin 21-vjeçar të Barcelonës dhe kombëtares franceze, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “The Sun”. Britanikët kanë kohë që e kërkojnë lojtarin e krahut, që me shumë gjasa do të zërë vendin e Aaron Ramsey, që me shumë gjasa do të largohet nga “topçinjtë” edhe pse rinovoi javën e kaluar. Dembele, që mbërriti të Barcelona verën e kaluar, ka luajtur shumë pak me skuadrën “blaugrana”, duke realizuar 3 gola në 17 takime.

Ndaj dhe Dembele është në kërkim të një skuadre ku do të luajë si titullar dhe do të tregojë aftësitë e tij, një talent që pritet të shpërthejë në Premier League. Për më tepër që ai është kërkuar me ngulm nga vetë trajnerin Unai Emery, që e konsideron si të rëndësishëm praninë e Dembele në ekip, duke i dhënë edhe një vend në formacion. Pritet që brenda kësaj jave dy skuadrat të arrijnë një marrëveshje dhe të nënshkruajnë kontratën, në mënyrë që Ousmane dembele të jetë gati për fillimin e kampionatit.

Related posts

Pesë ndeshjet e Superligës, ja përballjet kryesore!

Q.Autor

“NËSE JE I PAFAJSHËM, NUK DËNOHESH”/ “The Special One”: Katastrofë! Vendimi për City-n i turpshëm

Delo.autor

LIVE/ Kategoria e Parë: Pranë golit të dytë Besa, Bytyçi shpëton ballshiotët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment