Futboll La Liga Sport

Rafinha flet për të ardhmen e tij: Kudo që të jem, dua të luaj

“Nëse e dija të ardhmen time, unë ju siguroj se do t’jua tregoja. Shumë gjëra kanë ndodhur dhe për këtë arsye i lejova njerëzit e mi të besojnë për këto çështje. Do të doja të kthehesha tek Interi, por tani jam një lojtar i Barcelonës”. Rafinha Alcantara është përsëri pjesë e skuadrës blaugrana, pas përvojës me zikaltrit në Seria A, ku ishte i huazuar.

Braziliani ka folur në konferencën për shtyp, në funksion të miqësores kundër Romës. Këto ditë, mesfushori ka qenë i lidhur me Lazion, si një zëvendësim i mundshëm për Sergei Milinkoviç-Savic. “Kudo që të jem, qëllimi im është të luaj, – pranon ai. – Ky është qëllimi i cilitdo lojtari. Nuk e di nëse këtu apo tjetërkund, por po përgatitem të paraqitem sa më mirë në sezonin e ri. Të ardhmen time profesionale ua kam lënë në dorë njerëzve që iu besoj”.

Rafinha prandaj do të donte të shihte kthimin në Barcelonë të vëllait të tij, Thiago Alcantara, tani te Bayern Munich. “Unë mendoj se ai do të përshtatej në mënyrë të përkryer në këtë ekip. Fundja, do të bënim me një rikthim dhe jo fillim nga e para”.

Related posts

Mirabelli i mbyll derën Inter-it: Mund të largohet, por nuk do të shkojë tek…

Sadik.Autor

Real Madrid mes krizës së zezë/ Ramos flet për ndryshimin e trajnerit dhe mungesën e CR7

Isa.Autor

FRANCE-ICELAND/ “Gjelat” thellojnë shifrat, shënon Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment