Futboll La Liga Sport

FITORJA ME “POKER” NDAJ VALENCIAS/ Kura Xavi” funksionon, që nga janari askush më mirë se “katalanasit”…

Barcelona ka marrë një fi tore të madhe të dielën duke shpartalluar Valencian në “Mestalla” 4-1. Katalanasit kanë thyer “macen e zezë”, duke u kthyer në vendin e katërt në renditje, që do t’u siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve nëse kampionati mbyllet kështu.

Veç fitores, ajo çfarë ka bindur më shumë ka qenë paraqitja e bërë nga skuadra e drejtuar nga Ksavi. Me sa duket, dalëngadalë dora e trajnerit të ri ka nisur të ndihet në “Camp Nou”, me Barcelonën që është kthyer në skuadrën e momentit.

Ecuria e Barçës që nga fillimi i vitit 2022 është e denjë për titullin kampion në Spanjë. Shifrat tregojnë se katalanasit kanë grumbulluar 14 nga 18 pikët e mundshme në këtë fillim viti, duke pasur të njëjtin ritëm me Vijarrealin dhe me surprizën Elçe.

Barcelona është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë që nga ndryshimi i vitit. Por ajo që duhet kujtuar është se në ndryshim nga dyshja Vijarreal-Elçe, Barcelona ka luajtur një ndeshje më pak.

Kjo do të thotë se katalanasit mund ta përmirësojnë edhe më shumë bilancin në këtë vit të ri, teksa do të luajnë në fushën e tyre ndeshjen e prapambetur me Rajo Vajekanon.

Në ditët e para që pasuan Vitin e Ri, Barcelona gjeti një hero të pashpresuar te Luk de Jong, i cili i dha pikët e plota në transfertën kundër Majorkës. Holandezi ishte protagonist edhe në javën pasuese me golin në Granada në atë barazim 1-1.

Pas zhgënjimeve në Superkupën e Spanjës (u eliminua nga Reali i Madridit) dhe Kupën e Mbretit (eliminua nga Bilbao), Barça arriti të fitonte në La Liga në “Mendizorroza” përballë Alaveshit falë një goli të Frenki de Jongut.

Pas pushimeve ë janarit, Barcelona u kthye të fitonte në kampionat përballë Atletikos së Madridit 4-2, teksa ndeshja më delikate ishte derbi kundër Espanjolit. Ishte sërish Luk de Jong që shpëtoi Barçën nga humbja me barazimin e minutës së fundit përpara shpërthimit të dielën e kaluar në transfertë kundër Valencias me një 4-1 të zhurmshëm me protagonist Obamejangun, autor i një dygolëshi.

Këto suksese e rendisin Barcelonën në krye të La Ligës për vitin 2022.

Related posts

CHAMPIONS/ “Los Blancos” mposht Inter në “San Siro” dhe ngjiten në vendin e dytë të Grupit B

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gjigandi i Premier League hidhet në sulm për Strakoshën, ja oferta e çmendur

Delo.autor

MOMENTE TENSIONI/ Pepe godet Mkhitaryan me bërryl, miqësorja Porto-Roma i shpëton sherrit të madh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment