Bundesliga Futboll Sport

David Alaba: Kovac flet shumë me ne dhe na jep siguri për të ardhmen

David Alaba (26 vjeç) u bashkua me Bayern Munich rreth dhjetë vite më parë, në moshën 16-vjeçare, dhe u ngjit në shkallë për të luajtur minutat e para me ekipin profesional në vitin 2010. Që kur e filloi në Hoffenheim, mbrojtësi i gjithanshëm nuk është larguar nga skuadra bavareze. Një shembull që duhet ndjekur në “Allianz Arena”. Prioritet i klubit.

“Mendoj se trajnimi i të rinjve si unë është qëllimi i klubit, i cili sapo ka ndërtuar një qendër të madhe në Mynih për lojtarët e rinj, – tha austriaku për “Goal”. – Ne jemi në rrugën e duhur për t’iu dhënë mundësinë të rinjve që të jenë në një pozicion si imi, sot. Kemi shumë potenciale në klub. Kjo mund të shihet në terrenin e trajnimit, ose gjatë ndeshjeve. Por, kalimi në ekipin e parë është gjithnjë e më i komplikuar. Nuk është e lehtë, por klubi është duke bërë çmos”.

Në mesin e njerëzve të përfshirë në këtë drejtim, sipas mbrojtësit austriak, është vetë trajneri Niko Kovaç: “Trajneri përpiqet të flasë shumë me të rinjtë, ai përpiqet t’i këshillojë për t’i përmirësuar. Ne do të shohim se ku na çon ky drejtim, por unë mendoj se klubi është në rrugën e duhur”.

David Alaba ka disa fjalë edhe për pasardhësin e Jupp Heynckes në stolin e Bayern Munich: “Ju mund ta ndjeni eksperiencën që ai ka si ish-lojtar, por edhe si trajner tani. Kovac është duke u përpjekur të sjellë filozofinë e tij në ekip. Natyrisht, do të duhet kohë. Situata është efikase, te Bayern Munich ka një atmosferë të mrekullueshme, brenda dhe jashtë fushës. Ai flet shumë me ne dhe na jep siguri për të ardhmen”.

Related posts

E PABESUESHME/ Arrihet marrëveshja me Milinkovic-Savic, do të bëhet “top player”

Isa.Autor

PRITET TË KRYEJË VIZITAT MJEKËSORE/ Mbrojtësi Hakimi e mbyll me Interin. Ja detajet e marrëveshjes…

Delo.autor

NGA PORTA NË SULM/ 9 lojtarë të Bylisit vijnë nga përtej… kufirit

Delo.autor

Leave a Comment