Futboll International Premier League

Ibra pranë largimit, ja destinacionet e mundshme!

Zlatan Ibrahimoviç duket se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho. Portugezi priti rikuperimin e sulmuesit shtatlartë dhe i dha mundësinë të luajë sërish për ‘djajtë e kuq’, por duket se Ibra është bërë një barrë tashmë.

Suedezi duket se nuk është rikthyer ashtu si më parë dhe tashmë po tregon probleme bashkëjetese me belgun Lukaku. Plani i Mourinhos për t’i bërë të 2 bashkë në sulm, nuk ka funksionuar, pasi Ibra nuk lëviz mjaftueshëm pas shpinës së Lukakut.

Portugezi e ka kuptuar tashmë këtë dhe prej disa javësh nuk i aktivizon të 2 bashkë, ndërsa ka dhënë miratimin e tij për largimin e suedezit.

Për Ibrën ka oferta të shumta nga Kina, por edhe MLS-ja amerikane, që duket destinacion më i preferuar për suedezin, para se të varë këpucët në gozhdë.

Related posts

PAS SFIDËS FROSINONE-INTER/ Shihni vlerësimet për të gjithë lojtarët, ja më i miri (FOTO)

Delo.autor

LILLE-CHELSEA/ Trajneri Lampard synon fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U DËMTUA GJATË SFIDËS SË KAMPIONATIT/ Mesfushori i Kombëtares gati t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Delo.autor

Leave a Comment