Futboll Kategoria Superiore Sport

PRAPASKENAT E DERBIT: Gaz Demi braktisi ndeshjen, Halili lumturohet nga fitorja, Rama pralajmëron…

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana mbetet gjithnjë një sfidë që krijon emocione, spektakël në fushë ashtu e tribuna, debate, përplasje, polemika etj.

Edhe sfida e djeshme e zhvilluar nën një atmosferë elektrizuese në “Air Albania” nuk bëri përjashtim sa i përket polemikave.

Tirana arriti që të fitojë ndeshjen me një 11 metërsh të dyshimtë në fundin e pjesës së parë, që u shëndërrua në gol nga ana e mesfushorit Vesel Limaj.

Kur pritej që Partizani të reagonte për të gjetur golin e barazimit, të besuarit e Ilir Dajës nuk po ia dilnin dot të depërtonin në mbrojtjen e kundërshtarit.

Loja jo fort e mirë e të kuqve bëri që dhe presidenti i skuadrës së Partizanit, Gaz Demi të largohej nga stadiumi përpara se të mbyllej sfida. Demi ka lënë shkallët e stadiumit rreth minutës së 70-të.

Ndryshe ishte situata në kampin bardheblu ku pas përfundimit të ndeshjes të gjithë njerzit në tribunë, mbështetës të Tiranës shkuan për të përqafuar dhe uruar presidentin Refik Halili.

Ky i fundit nuk e fshehu lumturinë dhe pas përfundimit të ndeshjes ku në një prononcim për mediat tha:

“ishte një derbi dhe dihet rëndësia e kësaj ndeshjeje, ndaj jam i kënaqur që u rikthyen tifozët dhe që në fund festuam fitoren. Ishte një fitore e bukur, por është shumë herët të flasim për titullin kampion, pasi janë luajtur vetëm 6 javë”, deklaroi Halili.

Ndërkohë, ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen ishte deklarata e drejtorit të përgjithshëm të Partizanit Olsi Ramës.

Ai deklaroi para mediave se do të rishikojë pozicionin e tij tek të kuqtë, ndërsa nuk i kurseu akuzat në drejtim të arbitrave të ndeshjes.

“Nuk mund të flasim për futboll kur arbitri anon nga njëri krahë. Kishte gjithmonë tendencë pozitive për të dhënë faull në drejtim të Tiranës.

Po harxhoj kohë, po jap mendimet e mia dhe tani kam dilema nëse duhet të vazhdoj më në këtë punë. Imagjinoni si mund të ndihet Demi që po investon paratë e tij”, tha Rama.

Gjithashtu, në tribunën VIP të “Air Albania” i pranishëm ishte dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Duka gjatë gjithë kohës bisedonte me presidentin e Tiranës Refik Halilit për ecurinë e ndeshjes.

Prania e Dukës javët e fundit në Superiore bëhet për shkak se këtë vit do zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së.

Dhe siç ndodh gjithnjë ai shfaqet në stadiume çdo katër vite, jo për të shijuar ndeshje por për fushatë. (TemA)

Related posts

BARCELONA PA TRAJNER? Pique i tregon Rakiticit ku të pozicionohet në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Lojtarët që mund të zëvendësojnë Carrickun te Man Utd

Q.Autor

LAJM I MIRË/ “PITBULLI” SHQIPTAR kalon makthin: Panucci mund të gëzohet

Isa.Autor

Leave a Comment