Futboll Premier League

Everton-City, miqtë duan fitoren dhe hakmarrjen

Titulli në Premier League është vetëm një çështje kohe për Manchester City, me ekipin e Guardiola që ka një avantazh prej 16 pikësh ndaj vendit të dytë, që mbahet nga Manchester United. Gjithsesi, ata do të shkojnë në “Goodison Park” për t’u hakmarrë për humbjen 4-0 të pësuar sezonin e kaluar.

“Qytetarët” e kanë luajtur ndeshjen e tyre të fundit zyrtare 12 marsin e kaluar për shkak se nuk kanë qenë të angazhuar në Kupën e Anglisë pas eliminimit befasues ndaj Wigan. Sfida e tyre fundit, gjithsesi, ka qenë kundër Stoke dhe është fituar 2-0 nga lojtarët e Guardiola-s.

Tani, City-i duhet të fitojë 3 nga 8 ndeshjet e mbetura të kampionati për t’u shpallur kampion i Anglisë. Everton, nga ana tjetër, vjen gjithashtu nga një fitore 2-1 të marrë kundër Stoke-s, një javë pas Manchester City dhe do të paraqitet në takimin e kësaj të shtune pas dy fitoresh radhazi në kampionat. Gjithashtu, Everton është në garë për një vend në Europa League, duke parë se mbajnë vendin e 9-të në renditje, 8 pikë larg Arsenal-it të vendit të gjashtë.

Vendasit mund të krenohen edhe me tri fitoret e marra në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, të luajtura në shtëpi, kundër Leicester, Crystal Palace dhe Brighton. Përveç kësaj, ata kanë humbur vetëm 1 nga 9 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi. City ka pësuar një humbje dhe ka marrë dy barazime në tri ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Everton.

Related posts

SHKËLQEU KUNDËR MAN CITY/ Cornet drejt Premier League në janar

Isa.Autor

“TË GJITHËVE U PËLQEN”/ Mauro Icardi “djeg rrjetin” për Wanda Nara: Jam unë që bëj foton

F.autor

NDRYSHON SHPIRTIN EKIPIT/ Manchester City zgjedh kapitenin e ri, është një spanjoll

Delo.autor

Leave a Comment