Futboll Seria A Sport

DUELI I SHEKULLIT/ Ja mesazhi thumbues i motrës së RONALDOS për… MESSIN (FOTO)

Motra e Cristiano Ronaldos, lojtarit që filloi fazën e tij të re të karrierës te Juventusi të hënën, pas largimit nga Real Madridi, Katia Aveiro, po kalon disa ditë në vendlindjen e saj, Funchal. Kjo është arsyeja pse familja e yllit portugez shfrytëzoi rastin për të vizituar “Museu CR7”, për të parë ndryshimet e bëra në të, që nga ndryshimi i ekipit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Katia iu drejtua rrjeteve sociale për të ndarë një fotografi me një “kopje” (manekin) të plotë të Cristianos dhe e shoqëroi atë, duke lënë një mesazh indirekt shigjetues për Leo Messin. “Më falni, djalosh, a mund të më thoni se ku është Torino? Mjafton vetëm të dihet se atje luan më i miri në botë”.

Publikimi ka marrë më shumë se 34 mijë “like” për një orë dhe komente të shumta. Pjesa më e madhe e komenteve iu përkasin tifozëve të Juventusit, mjaft të kënaqur me ardhjen e yllit portugez në skuadrën e tyre të zemrës.

Related posts

Iniesta: Coutinho nuk mund të më largojë nga Barcelona

Q.Autor

“SETIEN KA MENDIMIN E TIJ”/ Kuman: I pranoj kritikat dhe marr përgjegjësinë time, me Mesin nuk kam…

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Në Berlin do të kthehet normaliteti pas 202 ditësh

Delo.autor

Leave a Comment