Futboll La Liga Sport

COUTINJO I BINDUR/ Kemi bërë tri blerje cilësore, synojmë CHAMPIONSIN

Filipe Kutinjo shprehu gjithë entuziazmin e tij për atë që mund të arrijë Barcelona këtë sezon. Asi brazilian iu përgjigj pyetjeve gjatë një prezantimi të këpucëve të reja “PhantomVSN” të sponsorit “Nike” në Brazil. Sulmuesi nuk e fshehu gëzimin e tij për dy bashkatdhetarët e tij që iu bashkuan Barcelonës këtë merkato.

“Pritshmëritë janë gjithnjë të mëdha kur nis një sezon të ri. Kanë ardhur tre lojtarë të rinj, dy prej të cilëve brazilianë. Është e qartë që ata do të na ndihmojnë. Pritshmëritë janë të jashtëzakonshme. Ne kemi dashur gjithnjë të fitojmë tituj dhe shpresoj që kjo të ndodhë, ndërsa mbajmë veshur këto këpucë”, tha ish-ylli i Liverpulit në lidhje me transferimet e Malkom, Artur dhe Lenglet.

26- vjeçari, i cili nuk mundi dot të debutonte me klubin blaugrana në Ligën e Kampioneve sezonin e shkuar (për shkak se kishte luajtur me Liverpulin), shpreson që të arrijë në majën e futbollit europian me katalanasit: “Liga e Kampioneve është një kompeticion shumë i rëndësishëm dhe unë shpresoj që ta fitoj një ditë.

Jam i sigurt se ne do të jemi të përgatitur për të fituar gjithçka dhe shpresoj që t’i arrijmë këto objektiva me këto këpucë të reja”. Kutinjo vazhdon të shijojë ditët e fundit të pushimeve pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës me Brazilin. Ai dhe Luis Suarez janë lojtarët e radhës që do të vihen nën urdhrat e trajnerit Valverde dhe pas tyre do të jetë radha e finalistëve Rakitiç, Dembele dhe Umtiti për të plotësuar grupin.

Related posts

NUK PASKAN TURP/ Neymar dhe Alves i marin “valles”, por harrojnë se janë ZHVESHUR dhe… (VIDEO)

Isa.Autor

KA EDHE KËSHTU/ ANCELOTTI bën blerjen e fundit, shpenzon 75 mijë euro për një …KALË

Isa.Autor

“PËR 4-5 MINUTA HUMBA VETËDIJEN”/ Portieri i Bylisit: Ka qenë goditje e fortë, u përmenda në ambulancë dhe…

Delo.autor

Leave a Comment