Futboll La Liga Sport

MERKATO/ RAFINHA tregon se ku do të donte që të luante vëllai i tij THIAGO

Rafinha Alcántara tregon se e ardhmja e të vëllait, Thiago, është shumë e ndryshme nga e tija. Në konferencën për shtyp të organizuar për lojtarin e kombëtares braziliane ai ka shprehur dëshirën për të luajtur te Inter-i, ndërsa ka pranuar se do të donte që të shihte sërish te Barcelona të vëllain e tij që aktualisht është pjesë e Bayern Mynihut.

“Nëse do të dija të ardhmen time, iu premtoj se do ua kisha treguar. Shumë gjëra kanë dalë dhe kjo është arsyeja pse unë i lejoj njerëzit të flasin për mua. Kam shpenzuar shumë muaj të mirë tek Inter-i dhe do të doja që të vazhdoja aty, por tani jam një lojtar i Barcelona-s”, tha Rafinha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku Barça po kryen një turne.

Rafinha, i cili nga ana tjetër, ka rrëfyer se do të dëshironte të shihte të vëllain sërish në “Camp Nou”: “Do të doja që ta shihja atë sërish te Barça, sepse mendoj se ai përshtatet në mënyrë perfekte me këtë ekip”, tha i vogli i Alcantara-ve.

Related posts

PËRFUNDON EPOKA E MESSIT DHE RONALDOS? Njihuni me formacionin ideal aktual

F.autor

PUBLIKOHEN FAKTE TRONDITËSE/ Ja si e trukuan ndeshjen skuadrat e La Ligas (VIDEO)

Delo.autor

UFCU-230/ Cormier mbron titullin kampion, mund “Bishën e Zezë” dhe shkuan historinë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment