“Nuk varet gjithçka nga unë, por do të isha shumë i lumtur nëse do të luaja sërish në Europë. Unë shpresoj që të gjendet një marrëveshje mes dy skuadrave dhe të luaj me Interin këtë sezon”, ka qenë deklarata e dhënë sot nga mesfushori brazilian Ramires Santos do Nascimento, që aktualisht luan në Kinë me ekipin e Jiangsu Suning. Por famën më të madhe e bëri në Premier League, kur luante me Chelsea dhe ku është shpallur kampion. Por Ramires duket se nuk është i kënaqur në Kinë dhe është gati të luajë sërish në Europë, me skuadrën tjetër të Suning, atë të Interit.
Mesfushori brazilian Ramires Santos do Nascimento me fanellen e Jiangsu Suning
“Unë jam ende në Kinë, ku ka nisur fazën përgatitore, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Di që Inter ka folur me agjentin tim dhe jam i kënaqur që e vlerësojnë punën time. Unë po përgatitem që të jem gati sa më shpejt të jetë e mundur edhe pse nuk e di nëse do të jem pejsë e skuadrës së Spalletti. E vlerësoj si trajner dhe sidomos faktin që më ka vëzhguar kohët e fundit”, tha Ramires, që mund të jetë pjesë e skuadrëz zikaltër. Mesfushori 30-vjeçar aktualisht paguhet 10 milionë euro, shumë që vështirë se Inter mund t’ia garantojë. “Unë dua që të dyja skuadrat të bien dakord dhe ta zgjidhin këtë çështje”, tha Ramires.


