Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES “BIG”/ Ancelotti paralajmëron “Zonjën e Vjetër” dhe zbulon ku do ta mbyllë karrierën

Në prag të ndeshjes “big” të Serisë A, Napoli-Juventus, që do të luhet të dielën në mbrëmje, ka folur për mediat trajneri Carlo Ancelotti. Ai u shpreh se kjo përballje do të jetë e vështirë për të dyja skuadrat dhe se shpreson që Napoli i tij t’i shkaktojë bardhezinjve humbjen e parë në kampionat.

“Juventusi nuk është i pathyeshëm, ne mund t’i mundim ata siç kanë bërë edhe ekipe të tjera këtë sezon, si Atlanta, Atletico. Kjo është një sfidë e fortë, ku fitorja do të na ndihmonte për të mbajtur gjallë shpresat për titull”, u shpreh Ancelotti.

I ardhur në korrikun e vitit të kaluar te skuadra e Napolit, trajneri italian u shpreh se mund ta mbyllë karrierën te ky ekip. “E kam marrë në konsideratë këtë fakt, që ta mbyll këtu karrierën. Ndihem mirë këtu, me presidentin, skuadrën, tifozët dhe kjo vlen edhe për ata. Kur mes palëve ka harmoni, atëherë bashkëpunimi mund të zgjasë për një kohë të gjatë, ndoshta përgjithnjë”, tha më tej Ancelotti.

Related posts

“DOPIETË” ME SHIJE TITULLI/ Ronaldo tashmë kërcënon rekordin e Higuain

Delo.autor

E PABESUESHME NGA FRANCA/ Kjo “magji” e ish-yllit të PSG-së do t’ju lërë pa fjalë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Parma në “San Siro”. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment