Futboll Premier League Sport

Çudirat nuk kanë fund/ U transferua te Liverpooli, lojtari nuk ka numër fanelle

Në lojën moderne, shumë futbollistë i marrin numrat në fanellë shumë seriozisht, por përforcimi i ri i Liverpoolit, Fabinho ende nuk e ka një të tillë. Mesfushori brazilian iu bashkua Liverpoolit nga Monaco në maj në një marrëveshje në vlerë prej 40 milionë sterlina.

Por, klubi ende nuk e ka bërë të ditur numrin zyrtar, të cilin Fabinho do ta mbajë për sezonin e ardhshëm. Në turneun para-sezonal në Amerikë, Fabinho ka mbajtur numrin 3, të cilin e ka mbajtur Mamadou Sakho, por Liveprool Echo shkruan se ai nuk do ta mbajë atë në baza permanente.

24-vjeçari e mbajti numrin 2 në fanellë gjatë kohës së tij në Francë, por ky numër aktualisht është i okupuar në Liverpool nga Nathaniel Clyne.

Gjithashtu është spekuluar se ai mund ta marrë numrin 22 në fanellë, të cilin e mban Simon Mignolet. Belgu pritet të largohet nga ”Anfield” këtë verë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Levante. Rezultati 3-0

Delo.autor

SHKËLQEN KOSOVA NË ISLANDË/ Tripletë e Muriqit, “Dardanët” ngjiten në Ligën B

F.autor

S’ISHTE NË STOL NË SFIDËN NDAJ “DARDANËVE”/ Mali i Zi shkarkon trajnerin Ljubisha Tumbakovic

Delo.autor

Leave a Comment