Futboll Seria A Sport

ZËVËNDËSUESI I DE ROSSIT/ Steven N’Zonzi kërkon pagë të lartë, Roma… mendohet

Vështirësohet blerja e francezit Steven N’Zonzi nga Roma. Futbollisti kampion bote në “Rusi 2018” ka kërkuar plot 4.5 milionë euro pagë vjetore nga verdhekuqtë, duke e detyruar drejtorin sportiv, Monchi, që të kërkojë kohë për të vendosur.

Mesfushori pëlqehet shumë nga trajneri Eusebio Di Francesco, por presidenti James Pallotta nuk ëshët dakord që të shpenzohen plot 30 milionë euro (të kërkuara nga Sevilla) për një lojtar që i ka kaluar 29 vjeç.

Paga e lartë e kërkuar nga N’Zonzi mund të shpjegohet me faktin se për kartonin e tij kanë hyrë në garë klube të tjera të mëdha si Juventusi dhe Barcelona.

Sevilla pret që futbollisti të nisë stërvitjen më 8 gusht pas pushimeve të zgjatura verore për shkak të pjesëmarrjes së tij në Botëror. Presidenti i andaluzëve, Josè Castro, për momentin po reziston duke deklaruar se: “Nuk ka ardhur asnjë ofertë për N’Zonzi, mbetet lojtari ynë.”

Related posts

GJESTI HUMAN I PEREZ/ I siguron të ardhmen djalit të…

F.autor

GAFA E GJYQTARËVE/ Goli i Partizanit në pozicion jashtë loje… (VIDEO)

Delo.autor

Ahmataj iu bashkua Kamzës, te Burreli e pason lezhjani i njohur

Sadik.Autor

Leave a Comment