Futboll La Liga Sport

BOMBA E MERKATOS/ REALI projekton një sulm ëndrrash me dyshen KANE-SALAH

Gareth Bale do të qëndrojë në Madrid, por vështirë se do të jetë ylli i ri i klubit “merengues”, ndaj dhe presidenti Florentino Perez nuk dëshiron të lërë fatet e skuadrës vetëm te sulmuesi uellsian. Për këtë arsye, sipas “El Pais”, drejtuesit e skuadrës spanjolle kanë nisur prej kohësh bisedimet, madje në fshehtësi, me disa nga yjet e Premier League. Bëhet fjalë për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane dhe atë të Liverpool, Mohamed Salah.

Pritet që Real të trokasë në dyert e këtyre dy ekipeve me oferta konkrete dhe vërtet joshëse, si për klubet përkatgëse ashtu dhe lojtarët, duke synuar që t’i sjellë të dy në “Santiago Bernabeu” që gjatë merkatos së verës. Pasi dështoi të sjellë në Madrid yjet e PSG-së, Neymar e Mbappe si dhe duke parë që Chelsea kërkon shumë për të lënë të lirë belgun Eden Hazard, atëherë dy sulmuesit e Premier mbeten objektivat e mbetur.

Por nuk ka për të qenë aspak e lehtë për Real të “rrëmbejë” këta dy sulmues, që kanë shkëlqyer vitin e kaluar në Premier me skuadra e tyre, duke qenë edhe golashënuesit më të mirë. Për më tepër që kampionati anglez është në prag dhe për Tottenham e Liverpool do të jetë e pamundur të gjejnë zëvendësues. Gjithsesi, nëse ofertat do të jenë të mira, gjithçka mund të ndodhë në merkato deri në ditën e fundit.

Related posts

“Jepini hapësirë italianëve”/ Zaneti i del kundër Mançinit: Në fushë luajnë vetëm…

Isa.Autor

PARA NDESHJES NDAJ PARMËS/ Hysaj nuk ka dyshime: Duhet të jemi gati në mbrojtje, sepse sulmuesit…

Delo.autor

Pas Juventusit/ Ja kush është viktima italiane e preferuar e RONALDOS

Isa.Autor

Leave a Comment