Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI-PARTIZANI/ Mbyllet sfida, verilindorët fitojnë ndeshjen me një gol të dyshimtë (1-0)

Starton në orën 19:00 në stadiumin e ri Kombëtar, supersfida mes Kukësit dhe Partizanit, që do të përmbyllë edhe javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Siç bëhet me dije në “Air Albania” ndodhen rreth 4500 tifozë.

LIVE

Mbyllet sfida, Kukësi fiton ndeshjen me një gol të dyshimtë

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

88′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Shkurtaj, vendin e tij e zë Gëzim Krasniqi.

82′ Zëvendësim i dytë te Kukësi, largohet Rroca, vendin e tij e zë Valon Ethemi.

80′ Dominim i verilindorëve të cilët kërkojnë edhe golin e dytë.

76′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Gavazaj, vendin e tij e zë Lulaj.

74′ Aksion spektakolar i Partizanit, Bardhi provon me një gjuajtje brenda zonës, por ndalet nga portieri Xhika, i cili bën shpëtimtarin.

72′ Tronditet trau i portës së Alban Hoxhës. Abazaj lëshon një predhë nga goditja e dënimit, topi stampohet në traversë. Me fat kryeqytetasit.

67′ GOL KUKËSI

Zhbllokohet sfida. Kristal Abazaj kalon në avantazh verilindorët. Portestojnë ashpër të kuqtë, të cilët pretendojnë se topi nuk e ka kaluar vijën fatale. Një situatë tepër e vështirë për t’u përcaktuar. 

62′ Trashi provon me të majtën nga distanca, topi devijohet nga futbollistët e Kukësit dhe për pak sa nuk përfundon në rrjetë,

55′ Fantastik Alban Hoxha, i mohon një gol të sigurt Vasil Shkurtajt, nga fare pranë vijës fatale.

53′ Solomon ndëshkohe me karton të verdhë.

49’ Partizani më kërkues në minutat e parë duke qarkulluar topin nga njëra anë e fushës në tjetrën, por nuk gjejnë mundësinë për të gjuajtur në portën e Xhikës.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e pare

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Idrizaj hedh një harkim të rrezikshëm drejt zonës për Braun, vendimtare ndërhyrja e Teqjas, që largon rrezikun në këndore.

43′ Tjetër mundësi për Partizanin, me anë të Abazajt, i cili provon me një gjuajtje, por topi devijohet dhe shkon në duart e Hoxhës.

34′ Tjetër drithërim në portën e Alban Hoxhës. Shkurtaj godet bukur me kokë pas harkimit nga këndi, por pozicional gardiani i Partizanit, i cili kontrollon topin.

33′ Gavazaj kroson bukur nga goditja e këndi, për Mustën, i cili ngrihet me kokë, por gjuajtja e tij e shkon jashtë kuadratit.

31′ Shkurtaj kombinon bukur me Rrocën, ky i fundit depërton nga e majta dhe fiton një faull në hyrje të zonës.

25′ Kundërpërgjigjet Partizani. Shans ideal për të kuqtë me anë të Bardhit, i cili gjuan bukur me kokë pas harkimit të Trashit, por topi shkon ngjitur me traversën.

21′ Drithërima në portën e Alban Hoxhës pranë golit Kukësi me anë të Gavazajt. Pas një rikuperimi të topit në sulm futbollisti i skuadrës verilindore, provon me një gjuajtje me të brendshme, por sfera shkon ngjitur me traun e portës.

17′ Braun ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gavazajt, me dorën e hapur.

16′ Trashi harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, por kontrollon gjithçka portieri Xhika.

 12′ Braun provon me të majtën nga jashtë zonës, topi devijohet dhe shkon në goditje nga këndi. E para e sfidës. 

10′ Një epërsi e lehtë e Kukësit për sa i përket qarkullimit të topit, teksa Partizani mbrohet mirë, duke provuar me kundërsulme të shpejta.

 6′ Kërcënim i parë i rrezikshëm i Partizanit, Solomon, provon me një predhë nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

1′ Të kuqtë e nisin menjëherë në sulm. Solomon kroson në zonë për Çinarin, i cili provon me kokë, por topi largohet nga Obanor.

1′ Ka startuar supersfida në “Air Albania”. Afro 4 mijë e 500 tifozë të pranishëm.

Related posts

UELLS-ZVICËR/ Granit Xhaka dhe Shaqiri përballë Gareth Bale në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

​Atletico fiton dhe rikthehet në vendin e tretë në La Liga

Q.Autor

PREMIER LEAGUE/ Ndryshojnë planet për të ardhmen e Antonio Contes

Sadik.Autor

Leave a Comment