Futboll La Liga Sport

“KEMI KLASIKE BRENDA SHTËPISË”/ Etoo dhe Kluivert: Do të jetë viti i tyre te Real Madrid dhe Barcelona

La Liga ka një sponsor të ri nga sot. “Sorare” ka bashkëpunuar me Federatën Spanjolle të Futbollit, edhe pse tashmë kishte marrëveshje me klubet, me qëllim që ky kampionat të vazhdojë të afrohet edhe më shumë me tifozët. Është marrëveshje me një kompani që ka zhvilluar një lojë virtuale ku lojtarët blihen, shiten dhe shkëmbehen për të formuar një ekip. Kluivert dhe Etoo ishin të pranishëm në prezantim, të cilët shfrytëzuan rastin për të shqyrtuar disa lojtarë të La Liga-s.

“Hazard do të rimarrë nivelin e tij më të mirë, ky do të jetë viti i tij”, – tha Etoo kur ishte koha që ai të vendoste për tre lojtarë të La Liga-s për të formuar ekipin e tij në “Sorare”. Ai zgjodhi gjithashtu Williams dhe Alaba, duke i uruar madrilenit të ri fat të mbarë. Kluivert, nga ana e tij, zgjodhi lojtarët e Barcelonës: “Unë do të zgjidhja Piqué, Memphis Depay ose De Jong”.

“Djali im është tifoz i Real Madridit, kemi klasike brenda shtëpisë. Kuptohet, unë jam me Barcelonën”, – shtoi Etoo, duke befasuar të pranishmit. Kamerunasi gjithashtu veçoi një emër nga katalanasit, Memphis Depay: “Ai do të jetë lideri i ri i Barcelonës”. Ndërsa Kluivert shtoi: “Depay po bën mirë me Holandën dhe ndoshta mund ta mbajë atë peshë te Barcelona”. Kluivert, gjithashtu mbështeti Koeman: “Presidenti beson në të, nuk do të ishte trajner te Barcelona sikur të mos ishte kështu. Për mua është trajneri më i mirë për Barcelonën”.

Related posts

KAPITULLI I DYTË “ÇËSHTJA E YLLIT”/ “Dashuria” e sajuar e Icardit për Interin, ja dy mosveprimet

Delo.autor

JUVENTUSI NË “ALARM”/ Cristiano Ronaldo është zhdukur!

Delo.autor

Begeja: Skuadra bëri çdo gjë mirë, jetojmë me llogari

Sadik.Autor

Leave a Comment