Futboll Premier League Sport

NDODH EDHE KËSHTU/ Martial, LINDJA E DJALIT i kushton 180 mijë paund

Anthony Martial do të goditet nga një aksion disiplinues i Manchester United. Ai mungoi tetë ditë në stërvitje dhe klubi ka vendosur që ta gjobisë me afro 180 mijë paund. 22-vjeçari Martial, u largua nga skuadra javën e shkuar kur ndodheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shkuar në Paris ku priti lindjen e djalit të tij. Por, Mourinho i kërkoi që të rikthehej në SHBA pas lindjes së djalit.

Kur u pyet mbrëmë se çfarë qëndrimi do të mbajë për lojtarin, Mourinho u përpoq që t’ia transferonte pyetjen oficerit të zyrës së shtypit Karen Shotbolt. Ai tha: “Për Anthoony Martial është mirë që të përgjigjet Karen, nëse ai do të përgjigjet”.

I pyetur më pas nëse ai do të rikthehet në skuadër, trajneri u përgjigj: “Nuk e di. Ne do të shkojmë në Mynih për pak ditë dhe më pas drejt Anglisë, pasi Premier League starton për nëntë ditë. Këta janë lojtarët që kemi në dispozicion plus Victor Lindelof, i cili e ka nisur stërvitjen prej dy ditësh, plus Marcus Rashford, Phil Jones dhe Romelu Lukaku që i janë bashkuar skuadrës për shkak se ktheheshin nga pushimet”.

Duke folur për fitoren 2-1 të United kundër Real Madrid, ai tha se lavdëron lojtarët për atë që dhanë në fushë. Gjithashtu shtoi se Marcus Rashford, Phil Jones dhe Romelu Lukaku kanë rënë dakord që të ktheheshin më parë nga pushimet, por nuk përmendi emra si Paul Pogba, Jesse Lingard ose Marouane Fellaini, të cilët kanë pasur pothuajse të njëjtin shpërthim në Kupën e Botës. Ai tha: “Lojtarët e mi kanë qenë të shkëlqyer në atë që kanë bërë dhe do të jenë më të shpërthejnë akoma më shumë me ne”.

Related posts

COVID-19/ Tronditet klubi i Ligue 1, 4 lojtarë të tjetër me koronavirus

Delo.autor

KUPA E ANGLISË/ Chelsea në gjysmëfinale, vazhdon mallkimi për Leicester

Delo.autor

“SHANSET E KUAKUFIKIMIT JANË 50 ME 50″/ Egbo: Futbolli nuk është boks, Young Boys s’ka motivim

Delo.autor

Leave a Comment