Bundesliga Futboll Sport

E PABESUESHME/ Bayern Munchen bën blerjen më të lirë në histori, vetëm 1 euro

Ndërkohë që për lojtarët shpenzohen shifra të çmendura, edhe për trajnerët kanë filluar të paguhen shuma të larta, por ka edhe përjashtime si ky i Bayern Munich. Robert Kovac i cili është asistenti dhe vëllai i trajnerit aktual, Niko Kovac, ka ardhur me një çmim ofertë te Bayerni.

Rekordmenët gjermanë kanë shpenzuar vetëm 1 euro për vëllain e trajnerit, me paratë që i ka marrë ish-ekipi, Eintracht Frankfurt. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Frankfurt, Fredi Bobic, për “Bild”: “Po, është e vërtetë. Mund të kishte qenë edhe zero, por në mënyrë simbolike e lamë 1 euro. Diçka normale, por që tingëllon për të qeshur”, shprehet Bobic.

Vëllezërit Kovac janë transferuar në Munich këtë verë. Ata kishin një kontratë deri më 2019-ën te Frankfurti. Niko i ka kushtuar Bayernit 2.2 milion euro, ndërsa vëllai i tij vetëm 1 euro.

 

Related posts

PAS FITORES ME WATFORD/ Sarri kritikon ekipin: Në fillim ishim të lodhur fizikisht dhe mendërisht, më pas…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Teuta rinonvon kontratën me ish-lojtarin e Kombëtares…

Delo.autor

Jo vetëm FIFA. Raiola, nën hetim edhe nga Holanda

Q.Autor

Leave a Comment