Kombëtarja

Taulant Seferi: Punoj për të arritur kombëtaren e Panuccit

Në një prononcim për Super Sport, mesfushori kuqezi Taulant Seferi, momentalisht pjesë e shpresave U-21, foli për mundësinë që ai të bëhet pjesë e Kombëtares A.

Futbollisti shprehu dëshirën e tij për të qenë pjesë e skuadrës së Christian Panucci-t. Në Maqedoni Seferi hyri në histori si lojtari më i ri që ka debutuar me ngjyrat e kësaj fanelle, por pavarësisht këtij fakti, ai zgjodhi të vazhdonte aventurën tek kuqezinjtë.

“Kam shumë dëshirë të jem gjithmonë pjesë e Shqipërisë. Jam në rrugën për t’u përgatitur për t’u kthyer dhe besoj se do të jem pjesë e Kombëtares” u shpreh sulmuesi.

Seferi, pjesë e skuadrës së Young Boys, prej javësh po qëndron larg fushave të blerta për shkak se është i dëmtuar. Sidoqoftë 21-vjecari u shpreh se ai do të jetë gati për gjysmën e dytë të sezonit.

“Për dy javë kthehem me ekipin dhe gjysmë-sezonin e dytë do të jem në 100 për qind të formës time”, tha Seferi.

Mesfushori kuqezi nuk ka mundur dot të jetë në fushë në dy betejat ndaj Skënderbeut, gjithsesi ai komplimenton korçarët për paraqitjet e bëra.

“Jam shumë i lumtur që ekipi më i madh shqiptar ka luajtur në Europa League dhe është paraqitur edhe mire” deklaroi Seferi.

Related posts

SFIDA NDAJ SAN MARIONS/ Mbrojtësi Hysaj: Shqipëria i ka të gjitha shanset të kualifikohet për në Botëror

Delo.autor

VENDIME TENDECIOZE/ Selmani apo Kastrati? Rasti që tregon se Panucci ia fut kot…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ ANDORËS PËR “KATAR 2022″/ Kombëtarja merr testet e tamponëve, ja 3 lojtarët që bashkohen me grupin…

Delo.autor

Leave a Comment