Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

VIZITON “ARENËN KOMBËTARE”/ Presidenti Duka “tremb” tifozët: Edhe afati i shtatorit nuk mund të… arrihet

Presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, Martin Malik, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Jan Pauly, u pritën ditën e sotme në një vizitë zyrtare nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

armand duka arena kombetare

Vizita u ndal edhe tek vëzhgimi në stadiumin “Arena Kombëtare” që vazhdon punën me intensitet të lartë, ndërsa të dy folën edhe për mediat.

“I uroj mirëseardhjen presidentit të Federatës Çeke, Martin Malik këtu në Shqipëri. Ka qenë një ftesë nga FSHF, e cila u pranua me kënaqësi. Qëllimi ka qenë për të shkëmbyer eksperienca, jemi federata thuajse të mesme dhe të vogla, dhe mund të kemi gjëra për të shkëmbyer” – u shpreh fillimisht Duka.

Për afatet e punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare”, presidenti Duka u shpreh: “Objekti është shumë i madh, shumë i bukur dhe komod. I punuar në të gjitha drejtimet me gjëra bashkëkohore, dhe brenda stadiumit, dikush e sheh gjysmë-plot dhe gjysmë-bosh, për sa i përket termave kohorë. Duam të luajmë në shtator këtu, dhe ia kemi bërë të qartë kompanisë këtë. Duam ta shijojmë stadiumin e ri, por mund të arrijmë edhe më shumë rezultate me më shumë spektatorë dhe atmosferë. Kompania po bën të gjitha përpjekjet. Ka skeptikë, ka optimistë, por nuk mund të jemi shumë të sigurt për shtatorin. Çekia? Ajo që mund të bëjnë dy federatat është të shkëmbejnë eksperienca menaxheriale dhe drejtimi, të edukimit të futbollit të fëmijëve, nuk mund të shkëmbejmë rezultate, të gjithë i duan rezultatet për vete. Çekia, jo vetëm Kombëtaren, ka dhe një kampionat të vlerësuar më lart se ne. Kemi shumë për të mësuar nga ta”.

Pas “Arenës Kombëtare”, delegacioni shkoi të vizitonte edhe zyrat e reja të federatës, që po ndërtohen në ish-kompleksin Dinamo.

Related posts

ZGJODHI GREQINË PARA SHQIPËRISË/ Trajneri zbulon emrin e “Tradhtarit”

Isa.Autor

RASTE ME KORONAVIRUS NË SKUADËR/ Klubi i Serisë A vendos ta luajë ndeshjen e kampionatit me të rinjtë

Delo.autor

GJYSMËFINALJA E DYTË COPA AMERICA/ Përballja me Kilit dhe Perusë, pritet një sfidë e “egër” për biletën e finales

Delo.autor

Leave a Comment