Futboll Seria A Sport

LAJMI I FUNDIT/ Akord total, mbyllet mega-operacioni: Higuain te Milani, shkëmbim Bonuçi-Kaldara

Tashmë mund të quhet fakt i kryer. Mediat italiane transmetojnë se Gonzalo Higuain është lojtari më i ri i Milanit. Pas takimesh në dy ditë mes drejtuesve të Milanit dhe Juventusit, është arritur marrëveshja që El Pipita të kalojë për 18 milionë euro në huazim tek Milani, dhe verën tjetër do të blihet për 36 milionë euro të tjera.

Ndërkohë, është rënë dakord edhe për shkëmbimin kokë më kokë mes Bonuçit dhe Kaldarës, ku secili vlerësohet me 40 milionë euro. Kapiteni i Milanit këtë sezon, do të rikthehet në Torino, ndërkohë që Kaldara, edhe pa veshur asnjë ndeshje fanellën zyrtare të Juves, do të transferohet tek Milani. Drejtuesit më të lartë të të dy skuadrave nuk kanë dalë ende në deklarata zyrtare, por tashmë gjithçka mund të quhet e mbyllur.

Related posts

Fabio Capello, emri i fundit që konsiderohet për stolin e Arsenal

Sadik.Autor

Kloop i sigurtë: Ndalojmë Ronaldo-n dhe fitojmë Champions-in

Sadik.Autor

“NGRE NË QIELL TË SHTATË” TRAJNERIN INZAGHI/ Zanetti: Ky Inter po na argëton, besojmë te titulli

Delo.autor

Leave a Comment