Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Vrsaljko kalon me sukses vizitat mjekësore, kroati vidhet ZIKALTËR

Mbrojtësi i djathtë i Atletico Madrid ka kaluar vizitat mjekësore në prag të transferimit te Inter në formë huazimi me opsion për blerje përfundimtare. Calciomercato.com raporton se Vrsaljko ka kaluar me sukses pjesën e dytë të vizitave mjekësore ditën e mërkurë.

Ai tani është në zyrat qendrore të klubit zikaltër për shkak të detyrimeve mediatike të klubit, përpara se të firmosë kontratën e re për huazimin njëvjeçar dhe opsionin për një kontratë katërvjeçare.

Inter pritet të paguajë 6.5 mln euro këtë verë për shërbimet e kroatit, me 17.5 mln euro që do të paguhen nëse Zikaltrit vendosin të blejnë përfundimisht kroatin.

Related posts

Pastore më në fund e pranon publikisht: Më pëlqen Interi

Delo.autor

THYEN RREGULLAT E “FAIR PLAY FINANCIAR”/ UEFA ndëshkon klubin e Premier League…

Delo.autor

LIVE/ Manchester United-Sevilla, ja ç’po ndodh në ‘Old Trafford’

Q.Autor

Leave a Comment