Futboll La Liga Sport

KA KLAS DHE FINESË/ VINICIUS debuton, simulimin e paska si NEYMAR (VIDEO)

Sapo ka mbushur 18 vjeç Vinicius është transferuar tek Reali i Madridit, që e ka blerë prej kohësh për 45 milionë euro. Në miqësoren e parë në Amerikë, sot në orët e mëngjesit me orën tonë, kundër Mançester Junajtid, Vinicius luajti nga minuta e parë dhe natyrisht kurioziteti ishte i madh.

Sulmuesi brazilian dha sinjale të mira, me disa pasime e depërtime që duken shumë shpresëdhënëse për të ardhmen, por gjithashtu u bë protagonist i një simulimi që ia kalon edhe spektaklit të Nejmarit në Kupën e Botës.

Në një tentativë për të kaluar italianin Mateo Darmian, braziliani u rrëzua përtokë pa u kuptuar pse, sepse Darmian nuk e preku fare, ndërsa nga pamjet thjesht dora e mbrojtësit i afrohet në fytyrë, por sërish nuk ka prekje.

Gjithsesi, më pas Vinicius ra në sy për lojën e tij dhe nëse eviton simulimet, nuk do të krahasohet me Nejmar në aspektin negativ, por vetëm për futbollin e luajtur.

Related posts

Katër SUPER përforcime me vete/ Ja formacioni i ZIDANE tek Man United (VIDEO)

Isa.Autor

Pogba-Verratti-Hazard, transferimi i trefishtë që do të çmendë merkaton

Sadik.Autor

PAS KALIMIT TË CUTRONE TEK KLUBI ANGLEZ/ Një tjetër lojtar i Milan drejt Premier, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment