Futboll Seria A Sport

GOLEADORI/ Ja çfarë thotë BERLUSCONI për transferimin e Higuainit te Milani

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi e preferon transferimin e Higuainit në “San Siro”. Ai e ka cilësuar Higuanin si një kampion që çdo klub do të donte ta kishte.

“Unë tani e ndjek Milanin vetëm si tifoz, dhe si një tifoz, zemra ime është gjithmonë me klubin. Nuk jam më në një pozitë që të jap mendime se si duhet të menaxhohet klubi. Për këtë punë janë pronarët e rinj”, ka thënë Berlusconi, i cili drejtoi Milanin nga viti 1986 deri në vitin 2017.

“Higuaini? Ai është një kampion që çdo ekip do të donte ta kishte, but unë nuk e di nëse Milani do ta transferojë atë”.

Sulmuesi argjentinas pritet t’i bashkohet skuadrës së Milanit si huazim për 18 milionë euro, me opsionin për ta blerë atë, pas përfundimit të sezonit, për 36 milionë euro.

Related posts

UFC/ Dueli McGregor-Cerrone realizon shitje marramendëse “PPV”

Delo.autor

“TËRMET 6 BALLË” NË CHAMPIONS/ Manchester City mposht me GOLEADË Leipzig

Delo.autor

Napoli-Liverpool-Leipzig, garë treshe për mesfushorin e Sampdorias

Sadik.Autor

Leave a Comment