Moto GP Sport

MotoGP/ Një vit më pas, askush nuk e beson që Hayden nuk është më

Askujt nuk i kishte shkuar në mendje, por ndodhi, më 22 maj të vitit të shkuar u nda nga jeta Nicky Hayden për shkak të një incidenti në pistë. Sot, e gjitha botë e sportit të dyrrotëshave ka bërë homazhe jo vetëm për kampionin e botës, por edhe për një nga pilotët më konkurrues në botën e motoçiklizmit. Amerikani, i cili ndër të tjera pati fituar titullin në vitin 2006 me Honda-n zyrtar, ka garuar edhe për Ducati-n.

Honda, në profilin e vet zyrtar në Twitter ka shkruar ditën e sotme: “Sot bëhet një vit dhe ne ende nuk mund ta besojmë që Nicky nuk është më. Na mungon, shoku!”.

Edhe Casey Stoner, i cili ka qenë shok skuadre me amerikanin në dy vitet e fundit te Ducati (2009, 2010), e ka kujtuar publikisht atë: “Nuk mund ta besoj që ka kaluar një vit, më mungon shoku”.

Pilotët në WorldSBK, në këto 365 ditë që nga ngjarja, kanë pasur iniciativa të ndryshme për të kujtuar ‘Kentacky Kid’. Si shembull është “Kopshti Hayden” në Missano, vendi ku ndodhi incidenti. Hayden e donte Italinë dhe Italia atë!

Related posts

AS MESI AS RONALDO/ Trajneri i njohur zbulon FITUESIN e “Topit të Artë” 

Isa.Autor

SHPREHU PAKËNAQËSI TEK EKIPI/ Shikoni gjestin epik të Ronaldos pas eliminimit (VIDEO)

Delo.autor

HEQ DORË NGA SUPER “BISHA”/ Raikkonen nxjerr në shitje “Ferrari-n F12tdf”, por çmimi është i frikshëm

Delo.autor

Leave a Comment