Futboll Seria A Sport

KUQEZINJTË NISIN FESTËN/ Higuain arrin në MILANO, ja çfarë ka ndodhur në aeroport (VIDEO)

Marrëveshja mes Milanit dhe Juventusit që përfshin Gonzalo Higuainin, Mattia Caldara dhe Leonardo Bonuccin, ka filluar hapat e parë konkretë. Sulmuesi argjentinas tashmë ka mbërritur në Milano, ku është vendosur në një nga hotelet në qendër të qytetit.

30-vjeçari është pritur nga shumë tifozë, ndërsa nuk ka hezituar të flasë shkurtimisht.

“Së pari do të nënshkruaj pastaj do të flas. Do bëj testet mjekësore nesër dhe shpresoj të nënshkruaj”. “Po filloj një aventurë të re. Dua të përshëndeti gjithë tifozët, edhe ata të Juventusit që më dhanë shumë dashuri”. “Më ka bindur Leonardo. Tashmë kam folur me Gattuson. Jam këtu për të arritur sa më shumë që është e mundur”, ka thënë Higuain për gazetarët që ishin duke e pritur.

Raportohet se Milani është pajtuar për një huazim në vlerë 18 milionë euro, por të obliguar për ta blerë në verën tjetër për 36 milionë euro.

Related posts

Barça “PËRJASHTON” Dembelen/ Francezi pëlqehet nga disa skuadra në Premier League

Sadik.Autor

SKUADRA E CR7 NUK NDALET/ Pas Brozovic tashmë transferojnë edhe Ziyech

F.autor

MUNGOI TEK KOMBËTARJA PËR NDESHJET E TETORIT/ Sulmuesi Sadiku tregon: Fola me trajnerin…

Delo.autor

Leave a Comment