Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Raundi i dytë, “Demat” e Partizanit përplasin brirët me skuadrën e 5 shqiptarëve

Partizani arriti të kalonte turin e parë të Ligës së Konferencës pasi triumfoi kundër Sfintulit në dy sfida, me rezultatin e përgjithshëm 8-4.  Plot 8 gola të shënuar nga sulmi i kuq në dy sfida, që duket në një formë tepër optimale. Por, në turin e dytë, ndryshon situata, pasi përballë do të kenë gjigantët zviceranë të Bazelit.

Te 20 herë fituesit e kampionatit zviceran, ka edhe pak Shqipëri, pasi aktivizohen plot 5 shqiptarë. Taulant Xhaka, Pajtim Kasami, Orges Bunjaku, Edon Zhegrova dhe Tician Tushi janë shqiptarët e  Bazelit, një ekip që në total kushton plot 45 milionë euro, një diferencë e frikshme me Partizanin, që në “Transfermarkt” vlerësohet 4 milionë euro.

Siç u përmend më lart, Bazeli është një ekip i madh në Zvicër, pasi ka fituar plot 20 herë kampionatin dhe 13 herë Kupën. Kuqeblutë ndoshta nuk kanë shkëlqimin e pak viteve më parë, por mbeten një skuadër që synon gjithmonë grupet e kompeticioneve europiane.

Kujtojmë se para pak vitesh, Bazeli luante edhe në grupet e Ligës së Kampioneve, përballë skuadrave si Reali i Madridi etj. Ky do të jetë një shans i madh për Partizanin, lojtarët do të kenë një vëmendje më të madhe nga ekipe të ndryshme dhe mund ta shohin si mundësi për promovim.

Por po ashtu, përfitimet janë kolosale edhe nga ana ekonomike. Me kalimin e turit të parë, Partizani përfiton edhe 350 mijë euro të tjera nga UEFA, duke e çuar totalin e përfitimeve në 600 mijë euro deri më tani.

Pa përfshirë më pas edhe të drejtat televizive, që kundër Bazelit kanë një vlerë të madhe. Taulant Xhaka me shokë janë dukshëm favoritë kundër Partizanit, ndërsa “demat e kuq” do të synojnë, pse jo, befasinë e madhe. Sfida e parë do të luhet në Zvicër, më datë 22 korrik, në orën 20:15.

Related posts

MERKATO E NXEHTË/ Perisic, tjetër “jo” ndaj Man United, teksa fillon telenovela “Vidal”

Isa.Autor

Barazim në Laç, Kukësi ka pretendime për penallti

Sadik.Autor

MARCO MATERAZZI VIZITË NË TIRANË/ Tifozët shqiptarë të Interit i bëjnë surprizën e bukur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment