Futboll Seria A Sport

REALI NË TELASHE/ MODRIC i hap dyert INTERIT, kroati dëshiron largimin

Ëndrra e madhe e kësaj merkatoje vere për Interin mban emrin e Luka Modric. Mesfushori kroat e ka dhënë gatishmërinë e tij për tu transferuar në Milano duke parë dhe shumë bashkombas të tij që luajnë aktualisht me ekipin e Luciano Spallettit. Në këtë moment, Modric ndodhet në Sardenjë ku pritet të qëndrojë deri në fundjavë për të shijuar ditët e fundit të pushimeve, por pritet që pas kthimit në Madrid, të ketë një takim të menjëhershëm me presidentin Florentino Perez. Një takim kokë më kokë për të parë se cila do të jetë dëshira e lojtarit. Kroati mund të dojë një përvojë të re pasi ka fituar gjithçka me Realin, e më pas Interi do të kuptojë se sa janë mundësitë reale që lojtari të veshë fanellën zikaltër.

Ëndrra Modriç ka lënë në pritje dhe tratativat e tjera që mund të jenë më reale për t’u realizuar nga Interi. Për shembull ajo e Arturo Vidal. Mesfushori i Realit është arsyeja pse drejtuesit e Interit nuk e kanë mbyllur ende marrëveshjen për kilianin, që mund t’a marrin pa shumë sforco ekonomike nga Bayern i Munich, për një shifër e cila mendohet të jetë diku tek 18-19 milionë euro, duke përfshirë borxhin e të drejtën e blerjes 1 vit më pas.

Related posts

E BUJSHME/ Ja lojtarët që kanë shënuar për të dy skuadrat në “El Clasico”

Isa.Autor

ARSENAL-SOUTHAMPTON/ “Topçinjtë” dyfishojnë shifrat, shënon Mkhitaryan

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Theo Hernandez arrinë marrëveshjen me Milan, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment