Futboll Seria A Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ BONUCCI rikthehet te Juventusi dhe rimerr numrin 19 

Pas një viti, që e kaloi te Milani si kapiten, Leonardo Bonucci do të ndërmarrë një hap prapa. Mungon vetëm zyrtarizimi për kthimin e tij te Juventusi, në këmbim të të cilit, në të njëjtën kohë, do të lejojë Mattia Caldara për të bërë udhëtimin e kundërt.

Mbrojtësi nga Viterbo do të kthehet te Juventusi, ku kaloi shtatë sezone si protagonist, me qëllim për të fituar Ligën e Kampionëve, në finalen e së cilës luajti dy herë, por kurrë nuk e fitoi këtë trofe.

Kjo përvojë bardhezi u shënjua nga një numër i caktuar, 19, i stampuar në fanellën e tij që, sipas të gjitha gjasave, do të jetë përsëri në supet e mbrojtësit. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, duket se Mattia Perin ka vendosur ta lërë atë numër, duke qenë dy miq shumë të mirë me Bonucci.

Një situatë, që i ngjan asaj të përjetuar nga Bonucci një vit më parë, me shkuarjen e tij në Milano. Numrin 19 atëherë te kuqezinjtë e kishte Franck Kessie, që përfundimisht ia kapitenit të vet për 1 vit, duke marrë 79, pavarësisht nga dëshira fillestar për ta ruajtur numrin origjinal.

Çfarë e dallon këtë rikthim është sakrifica ekonomike e Bonuccit. Ai do të fitojë pesë milionë euro dhe shpërblime të ndryshme, pothuajse gjysmën, në krahasim me 10 milionë euro (përfshirë bonuset), që merrte te kuqezinjtë.

Te Juventusi ai pritet ta gjejë shumë shpejt veten, përkrah Andrea Barzagli dhe Giorgio Chiellini, me të cilët, ndoshta, ai do të kthehet për të rindërtuar tridentin e famshëm mbrojtës të Juventusit, “BBC”, i cili krenohet me një numër rekord: në 134 ndeshje të luajtura, arriti 90 fitore, 27 barazime dhe vetëm 17 humbje. Një fortësi vendimtare mbrojtëse për fitoret e “Zonjës së Vjetër”, e cila tani dëshiron ta thotë me të madhe fjalën e vet edhe në Europë.

Related posts

LIVE/ Luhet ndeshja kualifikuese Champions, Shkëndija-Nomme Kalju. Rezultati 1-1

Delo.autor

ZBULON PASARDHËSIN E TIJ/ Legjenda Pele: Ylli Mbappe mund të bëhet trashëgimtari im dhe…

Delo.autor

Liverpooli shkatërron Romën, shënon golin e tretë

Sadik.Autor

Leave a Comment