Futboll Seria A Sport

Higuain, i mbingarkuar nga entuziasmi i tifozëve: I lumtur të jem këtu, te Milani

“Kemi ardhur ardhur këtu për të parë një golashënues si Higuain”. Ky është kori, me të cilin tifozët e Milanit e përshëndetën Gonzalo Higuain në momentin e mbërritjes së tij në Milano. Një entuziazëm si ky, për një lojtar të Milanit, nuk është parë prej një kohe të gjatë. Më shumë se 200 njerëz nxituan në “Westin Palace” të Milanos për të përqafuar “El Pipita”, i cili mbërriti pak para orës 23:00.

“Pritje e mrekullueshme. Epo, mirë… Unë do të kryej vizitat mjekësore nesër dhe shpresoj të nënshkruaj, – tha numri 9 i ri i kuqezinjve. – Jam i lumtur për këtë aventurë të re. Një përshëndetje për të gjithë tifozët kuqezinj, gjithashtu edhe për ata të Juventusit, që më kanë dhënë dashuri kaq shumë. Ku mund të arrijë Milani? Ne shpresojmë që sa më shumë të jetë e mundur. Pas vizitave, unë do të them atë që ndiej. Kam folur tashmë me trajnerin Gattuso”.

Sot, Higuain do të kryejë vizitat mjekësore në klinikën e “Madonnina” dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me kuqezinjtë. Rossonerët. Ai arrin nga Juventusi me formulën e huazimit vjetor prej 18 milionë euro, me të drejtën e blerjes përfundimtare, për 36 milionë euro.

Related posts

Belgjika bën “tris”/ Lukaku dhe Mertens “MASAKROJNË” modestët e Panamasë (VIDEO)

Sadik.Autor

GATTUSO NUK NDALET ME RRAHMANIN/ Napoli kërkon të marrë mbrojtësin shqiptar…

Delo.autor

NGA FEDERER TEK RONALDO/ Njihuni me 11 sportistët e famshëm që nuk kanë tatuazhe (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment