Futboll Sport

KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS/ Algjeria shpallet kampione pas 29 vitesh, thyhet Senegali i Mane

Algjeria shpallet kampione e Kupës së Kombeve të Afrikës. Mundi 1-0 në finale Senegalin dhe rikthehet tek ky trofe pas 29 vitesh, teksa për herë të fundit e fituan në vitin 1990.

Pa u mbushur dy minuta nga starti i ndeshjes Algjeria kaloi në avantazh me një gol me plot fat. Ishte sulmuesi Bounedjah që u nis drejt portës pas një pasimi të Bennacer dhe goditi nga jashtë zone, topi u devijua në këmbët e mbrojtësit senegalez dhe përfundoi në rrjetë, duke shtangur portierin Gomis.

Në minutat në vijim ishte Senegali padron në fushë, duke dominuar në qarkullim topi dhe në disa goditje në portë, por u treguan të pasaktë në finalizim. Në fund të 45 minutave pati tension dhe përplasje të madhe mes dy skuadrave që iu drejtuan dhomave të zhveshjes dhe i kthyen në fushë pas pushimit të shkurtër.

Related posts

Espanyol – Barcelona, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë katalanas

Q.Autor

Joachim Low I VENDOSUR/ OZILI ia mbylli vetë derën e Gjermanisë, nuk ka rikthim

Isa.Autor

Ndaj City-t/ Policia ndez alarmin e kuq në Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment